Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata dënon pilotin italian Lubrano me 900 mijë lekë gjobë
English

Gjykata dënon pilotin italian Lubrano me 900 mijë lekë gjobë

Tiranë, 15 Prill NOA - Piloti italian Antonio Lubrano, i cili u ul pa leje në aeroportin "Nënë Tereza", Rinas është dënuar sot me 900 mijë lekë gjobë.

Gjykata e Rrethit të Tiranës e ka dënuar atë për veprën penale të "shkeljes së rregullave të fluturimit".

Ngjarja për të cilën akuzohet piloti, ka ndodhur në 4 gusht të vitit të kaluar.

Sipas akuzës i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me avionin e tij privat, nga Italia në drejtim të Greqisë, por me urgjencë është ulur në aeroportin e Rinasit, pa marrë lejen nga kulla e vrojtimit.

Italiani, udhëtonte me një mjet fluturues që sipas hetuesve, hyn në kategorinë e aeroplanit super të lehtë.

Sipas hetimeve, piloti ishte nisur së bashku me një shokun e tij në drejtim të Greqinë, për çështje biznesi.

Por, në momentin që ai po kryente fluturimin mbi bregdetin shqiptar, avioni pësoi defekt dhe ka kërkuar ulje të detyrueshme.

Në mungesë të pistave të vogla të zbritjes, biznesmeni ka kërkuar të ulë avionin e tij në pistën e aeroportit të Rinasit, por pa lejen e kullës së vrojtimit.

Lubrano mësohet të ketë ngatërruar frekuencat e kullës shqiptare të vrojtimit, të cilat janë 870 ndërsa ai kërkonte komunikimin në frekuencat 870.05, në të cilën nuk i përgjigjej njeri.

Në këto kushte, duke parë rrezikun e shpërthimit, biznesmeni Lubrano ka ulur aeroplanin e tij, menjëherë pasi kishte përfunduar zbritjen aeroplani i kompanisë gjermane "Lufthansa".

e.l/NOA

KOMENTE