English

Ish-Sekretarja e Shtetit Kondoleza Rajs fillon punë si... komentatore sportive

Nju Jork, 15 Prill NOA - Të jesh numri një i diplomacisë së shtetit më të fuqishëm në botë dhe më pas, "të përfundosh" në një komentatore sportive.

Kjo ka ndodhur me ish-Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Condoleezza Rice (Kondoliza Rajs).

Ndonëse ajo është pedagoge në një universitet në Nju Jork, tani po kryen edhe punën e komentatores sportive.

Ish-Sekretarja e Shtetit, e njohur në vite për pasionin që ajo ka për sportet, mësohet se ka nisur angazhimin e gazetares dhe komentatores sportive, në "Daily bast".

Madje Rajs, është profilizuar në komentim duke ndjekur axhendën e golfistit Tiger Ëood në turneun e mjeshtërve.

e.l/NOA

KOMENTE