Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kanos fqinjin me fjalë, i gjenden armë pas kontrollit të policisë
English

Kanos fqinjin me fjalë, i gjenden armë pas kontrollit të policisë

Durrës, 15 prill, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 49-vjeçarin Razim Njasi, lindur në Gramsh dhe banues në lagjen nr.17 të Durrësit, pasi iu gjendën armë dhe fishekë gjatë një kontrolli policor të ushtruar në banesën e tij.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, gjithkçka ka nisur në fakt me një konflikt të çastit, që ai pati me fqinjin e tij, Ramazan Myrtezai duke e ka kanosur këtë të fundit me fjalë.

Pas kallëzimit të bërë nga Myrtezai, shërbimet e policisë ushtruan kontroll në banesën e Razim Qyrës dhe gjetën në të një automatik mod.56 kalibër 7.62, si dhe një armë gjahu teke me kalibër 12 mm, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Armët u bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Tashmë mbi Razim Qyrën janë në ngarkim disa vepra penale si ajo e "Kanosjes", "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake"; "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë" të parashikuara nga nenet 84; 278/2 dhe 280 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE