Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zyrtare, Ari Han largohet nga drejtimi si trajner i Kombëtares Shqiptare
English

Zyrtare, Ari Han largohet nga drejtimi si trajner i Kombëtares Shqiptare

Tiranë, 15 Prill NOA - Ajo që përflitej që prej disa ditësh, sot pasdite është bërë zyrtare dhe Ari Han nuk do të jetë më trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Vendimi u publikua nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ajo tha sot për agjencinë e lajmeve NOA se "vendimi është marrë pas një akordi dypalësh dhe mirëkuptimit reciprok mes dhe teknikut holandez".

Ndërkohë FSHF theksoi se vendimi erdhi "si pasojë e lojërave të dobëta të kombëtares së futbollit në ndeshjet e fundit dhe largimit të saj nga objektivat për një vend më të mirë në grupin e parë eliminator të Kupës së Botës Afrika e Jugut 2010".

Në këtë pikë, FSHF tha se kërkon të informojë të gjithë opinionin publik, se "prej ditës së sotme, 15 prill 2009, trajneri holandez Ari Han nuk do të jetë më në drejtimin e pankinës së kombëtares shqiptare". gjithsesi, Federata Shqiptare e Futbollit tha se e falënderon teknikun holandez dhe stafin e tij për "kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e skuadrës kombëtare".

Sakaq, FSHF tha se në ditët në vazhdim do të bëjë të njohur emrin e trajnerit të ri që do të drejtoje ekipin tonë përfaqësues, pas largimit të teknikut Ari Han. Â

g.s/NOA

KOMENTE