Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori i KE thotë se aplikimi për BE para zgjedhjeve s'do të ketë rol të madh
English

Ambasadori i KE thotë se aplikimi për BE para zgjedhjeve s'do të ketë rol të madh

Gjirokastër, 17 Prill NOA - Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmuth Lohan, vlerësoi sot se vendi ynë duhet të aplikojë për kandidat i BE vetëm pas zgjedhjeve të 28 qershorit të këtij viti.

Deklarata e Lohan, u bë në Gjirokastër, ku Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA) në kuadër të projektit "Forcimi i Rrjetit të Qendrave të Informacionit të Bashkimit Evropian në Qytetet Universitare të Shqipërisë" mbështetur nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri, zhvilloi leksionin publik mbi Integrimin Evropian.

Leksioni i cili u zhvillua në Universitetin e Gjirokastrës "Eqerem Çabej", u fokusua mbi "Procesin e Aderimit në Bashkimin Evropian: Nga Aplikimi në Anëtarësim".

Ambasadori i KE në Tiranë, Lohan sugjeroi se Shqipëria duhet ta paraqesë kërkesën e saj, pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në vend.

Kurse pohoi: "Bashkimi Evropian, do ta shqyrtojë kërkesën e autoriteteve shqiptare për marrjen e vendit kandidat për anëtarësim në organizatë, pas zgjedhjeve të 28 qershorit".

Kush është Lohan

Ambasador Lohan ka një karrierë të gjatë në Komisionin Evropian kryesisht në çështjet ekonomike.

Ai ka shërbyer si Shef i Njësisë së "Parashikimeve Ekonomike".

Në vitet 1991-1994 Ambasador Lohan ka punuar si Këshilltar Ekonomik dhe Financiar në Delegacionin e Komisionit Evropian në Moskë.

Më 1996 Ambasador Lohan mori funksionin e Shefit të Njësisë së programeve të para aderimit në Komisionin Evropian. Nga viti 2006, Z. Helmuth Lohan është Shef i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri.

v.d-e.l/NOA

KOMENTE