Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banda e Lushnjës , nis procesi për Baren dhe Dondollakun
English

"Banda e Lushnjës", nis procesi për Baren dhe Dondollakun

Tiranë, 17 Prill NOA - Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur sot procesi gjyqësor në ngarkim të dy krerëve të dyshuar të asaj që njihet si "Banda e Lushnjës".

Dy të pandehurit janë Alfred Shkurti i njohur si Aldo Bare dhe Enver Dondollaku dhe do të gjykohen në mungesë.

Prokurori i çështjes ka lexuar sot kërkesën për gjykim dhe listën me 120 dëshmitarë. Sipas kërkesës për gjykim ngjarja për të cilën akuzohen dy të pandehurit ka zanafillën gjatë trazirave të vitit 1997, pas vrasjes së vëllait të Aldo Bares, Ramadan Shkurti, nga Artur Daja.

Për t'u hakmarrë për vrasjen e të vëllait, Bare krijoi bandën e tij, duke vrarë të gjithë personat që kishin lidhje fisnore apo shoqëri me Artur Dajën.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, i akuzon dy të pandehurit për gjashtë vrasje, vjedhje me dhunë, shkatërrim prone, etj.

e.l/NOA

KOMENTE