Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diplomohet Gjenerata e 37-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës
English

Diplomohet Gjenerata e 37-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Vushtrri, 17 prill NOA - Pas një trajnimi intensiv njëmbëdhjetë javor të 70 oficerëve të rinj korrektues, në Qendrën për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim diplomoi gjenerata e 37-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në ceremoni ishin të pranishëm ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, komisari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha, ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, zëvendësministri i FSK-së Behxhet Brajshori, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, përfaqësues nga EULEX-i, si dhe mysafirë të tjerë dhe familjarë të oficerëve të korrektues. Ministrja Kelmendi uroi oficerët e rinj për diplomimin dhe tha se "nuk dyshoj në atë që do të jeni profesionalë në vendet tuaja të punës dhe besoj se atë që keni mësuar gjatë trajnimit, do ta zbatoni në punën tuaj".

Shërbimi Korrektues i Kosovës nga numri i përgjithshëm i oficerëve, 7.5 për qind ka minoritete, dhe për këtë Kelmendi tha se "kjo na bën të jemi krenarë që ky shërbim përfaqëson komunitetin". Ajo po ashtu e vlerësoi lart edhe bashkëpunimin ndërinstitucional, në veçanti bashkëpunimin me Policinë e Kosovës. Ndërkaq, Komisari i SHKK-së, Resmi Hoxha përgëzoi oficerët për diplomimin dhe tha se "jemi të përkushtuar çdo herë që të mbizotërojë drejtësia, prandaj unë besoj që edhe kjo gjeneratë me përkushtim do të zbatojë misionin duke pasur parasysh gjithmonë zbatimin e ligjit". kurse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti vlerësoi se vizioni i përbashkët, edukimi dhe trajnimi kanë rol të veçantë në formimin e kuadrit profesional të institucioneve.

Ai theksoi se "ndërtimi i institucioneve të zbatimit të ligjit në frymën e institucioneve përfaqësuese, llogaridhënëse dhe demokratike është vizioni ynë i përbashkët për një jetë më të qetë dhe më të sigurt". a.b/NOA

KOMENTE