English

Kosova dhe Serbia dorëzojnë pranë Gjykatës së Hagës dokumentat mbi pavarësinë

Prishtinë, 17 prill, NOA - Prishtina dhe Beogradi dorëzojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës argumentet e tyre lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Në emër të Prishtinës, dokumentin qindra faqesh, në të cilën janë përmbledhur të gjitha argumentet në mbështetje të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, aktin e dorëzimit do ta kryejë kryesuesi i ekipit ligjor, juristi britanik Micheal Wood. Sot ishte data kur skadonte afati kur Kosova dhe Serbia si dhe shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara mund të paraqesin vlerësimet e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Zv/kryeministri Ramë Manaj, ndërkaq thotë se Kosova është e përgatitur për t'u përballur me drejtësinë ndërkombëtare dhe shprehet i bindur se ka argumente të pakontestueshme për mbrojtjen e legjitimitetit të pavarësisë.

Gjithashtu, edhe pala serbe shprehet e bindur se do të arrijnë deri te vendimi që do ta shpall të pavlevshëm shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo gjykatë mund të japë mendim këshillues, i cili nuk është obligues pas zhvillimit të procesit të inicuar nga Serbia.

Prej themelimit të këtij institucioni në vitin 1946, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deri tani ka dhënë mendimin e saj këshillues për 25 konteste ndërkombëtare.

NOA-INA

Â

KOMENTE