English

Partia Demokratike reagon ndaj deklaratës së Kryetarit të PS Edi Rama

Tiranë, 17 Prill NOA - Partia Demokratike (PD) reagoi sot pas deklaratave të kryesocialistit Edi Rama se vendi është në krizë dhe qeveria nuk duhet ta mbajë më të fshehur këtë fakt.

"Rama zgjodhi ditën kur vetë mori 19 leje ndërtimi për të derdhur lot për krizën ekonomike", - deklaroi Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD.

"Sot ditën kur ai vendosi dhe kodin më të madh të mafies dhe kartelit të ndërtimit, kur ai për vete dhe Eftimin e tij nga 30 leje ndërtimi mori 19 prej tyre, sot pikërisht sot doli dhe derdhi lot krokodili për krizën ekonomike, për rënien e të ardhurave, për dështimin e procesit të zgjedhjeve dhe për garantimin e të drejtës së votës", - evidentoi Mëhilli.

Sipas saj, "z.Rama as me deklaratat që bën e me asgjë tjetër s'do mund të mbrojë dhe të heqë vëmendjen nga karteli i mafies së ndërtimit që drejton".

e.l/NOA

KOMENTE