English

Topi pret Jezierskin, Varshava premton mbështetje për në BE

Tiranë, 17 prill NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në ambientet e Pallatit të Brigadave, Presidentin e Dhomës Supreme të Kontrollit të Republikës së Polonisë dhe Kryetarin e Bordit Drejtues të EUROSAI-t, Jacek Jezierski, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Presidenti Topi, gjatë takimit

u shpreh se ‘janë shumë të mira marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha nivelet dhe shprehu mirënjohjen duke vlerësuar ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Polonisë i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin e saj me të drejta të plota në NATO dhe për të përmbushur aspiratën e saj integruese në Bashkimin Europian.

Presidenti Topi vlerësoi punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka fituar tashmë fizionominë e qartë të një institucioni të pavarur, duke vlerësuar bashkëpunimin me institucionet homologe në përgjithësi, dhe me atë të drejtuar nga Jezierski.

Ndërsa, Presidenti i Dhomës Supreme të Kontrollit të Republikës së Polonisë, Jacek Jezierski, shprehu urimet për hyrjen e vendit tonë në NATO. Jezierski siguroi se do të ketë mbështetjen e pakursyer e të vazhdueshme të vendit të tij në përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në familjen evropiane. Në takim ishin të pranishëm edhe Ambasadorja e Polonisë në vendin tonë, Irena Tatarzynska si dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku.

k.k/NOA

KOMENTE