Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një shqiptar gjendet i vdekur në qelinë e Koridhalosë, dyshohet flijimi
English

Një shqiptar gjendet i vdekur në qelinë e Koridhalosë, dyshohet flijimi

Nga bashkëpunëtori ynë në Athinë

Athinë, 18 prill NOA - Një i ri nga Shqipëria, ka gjeture vdekjen në mjediset e brendshme të burgut më të madh në Greqi dhe dyshimet e policisë bien mbi një vetëvrasje.

Burime zyrtare të Policisë së Athinës bënë më dije për agjencinë e lajmeve NOA se

kanë gjetur të vdekur shtetasin shqiptar me identitetin Fatmir Ruci dhe me identitetin tjetër Dinos Çela, 26 vjeç, lindur e banues në Sarandë, komuna Ksamil.

I ndjeri, ishte nën hetim nga muaji qershor i vitit 2006, për dyshimet e përfshirjes në tregtinë e lëndëve narkotike, ka bërë të ditur policia.

Shqiptari 26 vjeçar nga Ksamili, prej afro tre vjetësh qëndronte në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalosë që gjendet pranë Pireut në kryeqytetin Athinë dhe priste të merrte vuajte dënimi.

Lajmi i pohuar nga policia e Athinës nuk u pasqyrua nga mediat greke, por bëhet e ditur se ka dyshime për vdekjen e tij, pasi familja me të mësuar lajmin e humbjes së të birit ka theksuar se nuk i beson variantit zyrtar të vetëvrasjes.

Agjencia Trikaland citon në investigimin e publikuar sot një shqiptar tjetër, gjithashtu i burgosur në Koridhalo që tregon se Fatmir Ruci, u gjet i varur pranë shtratit të tij brenda qelisë.

"Jam i tmerruar, gati çdo ditë këtu në burg po vdesin njerëz, kryesisht të huaj, emigrantë të arrestuar për drogë apo vjedhje. Kam shumë ditë që po vuaj keq nga zemra për shkak të tronditjes që po kaloj këtu në burg, duke parë si po vdesin njerëz, ca duk u vetëvrarë dhe të tjerë, s'dihet se pse", - citohet emigranti i burgosur se është kapur me bimë narkotike në Athinë, nga media greke që ka investiguar në burgun e Koridhalosë.

Emigranti ka pohuar edhe se "këto ditë po vijnë gjithnjë dhe më shumë, psikologë që po kontaktojnë me të burgosurit duke qëndruar për orë të tëra me ta".

Ndërkohë, gjithnjë sipas medias greke, familja e të ndjerit, i është drejtuar ambasadës së Shqipërisë në Athinë, ku i kërkon të ndërhyjë dhe të marrë informacione në rrugë zyrtare lidhur me vdekjen e 26-vjeçarit.

Sikundër konfirmoi ambasada shqiptare në Greqi, familjarët e Fatmirit, Hatem dhe Sofije Ruci, prindërit e të ndjerit, kanë kërkuar nga ambasadori që të hetojnë pasi dyshojnë shumë se i biri është vrarë brenda burgut dhe se nuk ka kryer vetëvrasje sikundër thotë policia greke.

n.s/NOA

KOMENTE