English

PS: Centrali bërthamor, dhurata e Berishës dhe Topallit për Shkodrën

Tiranë, 18 prill NOA - Partia Socialiste shprehu sot qëndrimin e saj lidhur me aludimet për ngritjen e një centrali nuklear në Shqipëri që sipas medieve të vendeve fqinje, do të ndërtohet në Shkodër.

Në lidhje me këtë lajm të cilin qeveria shqiptare as e ka konfirmuar dhe as e ka mohuar, Mimi Kodheli, zëdhënëse e Kryesisë së PS tha sot në mesditë se "dhurata e mirënjohjes e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit për Shkodrën, që 18 vjet me radhë i mbështeti pa kursim, është një central bërthamor".

Zonja Kodheli vlerësoi se të ndërtosh një central bërthamor në këtë qytet kaq të bukur është e patolerueshme.

"Duke pasur parasysh eksperiencën e hidhur të qeverisë me fabrikën e municioneve në Gërdec, ky projekt krijon veç pasiguri dhe rrezikshmëri", - paralajmëroi Kodheli.

Banorët e Shkodrës nuk e duan këtë central bërthamor në qytetin e tyre dhe askush nuk mund t'i detyrojë ata ta pranojnë këtë projekt.

e.l/NOA

KOMENTE