Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balli Kombëtar Demokrat: Jo braktisjes së Parlamentit
English

Balli Kombëtar Demokrat: Jo braktisjes së Parlamentit

Tiranë, 19 prill NOA - Partia e Ballit Kombëtar Demokrat deklaroi sot se ajo vëren me shqetësim disa sjellje politike të ditëve të fundit.

Nuk kanë kaluar as dy javë që Shqipëria është pranuar në NATO dhe në Tiranë u shfaqën sjellje parlamentare të një periudhe që të gjithë jemi munduar ta fshijmë nga kujtesa, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Sipas saj, braktisja e parlamentit në shenjë proteste nuk është sjellje politike që aplikohet nga demokracitë e vendeve anëtare të NATO-s.

Për PBKD, "lëvizjet ekstreme të opozitës, pas festimeve që ajo vetë bëri për anëtarësimin në NATO, e bëjnë Shqipërinë të duket si një fshat që u kthehet me egërsi sherreve të vjetra, një natë pas dasmës".

Kjo parti konsideron se opozita ka përgjegjësinë e saj të tregoj se Shqipëria ka përmbushur çdo standard për të qenë anëtare të klubit të demokracive perëndimore, përfshi edhe emancipimin e opozitës.

Shqipëria është në prag zgjedhjes dhe për PBKD, çdo tentativë për të tensionuar atmosferën drejt tyre dëmton të gjitha palët.

"Të gjitha partitë politike dhe elektorati i tyre janë pjesë e Shqipërisë, e cila, më 28 qershor, do të vihet përpara një prove të madhe: zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk është produktiv paragjykimi i gjithçkaje. Nuk mund të vëmë kujën se njerëzit nuk po pajisen me karta identiteti, ndërsa procesi vazhdon normalisht dhe ende ka kohë për ta realizuar me sukses procesin", - thuhet në qëndrimin e kësaj partie.

Gjithashtu opozita nuk ka përse të paragjykojë krijimin e një komisioni hetimor parlamentar, nëse pala që do të hetohet pretendon se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore apo abuzim. Nëse është kështu, komisioni thjesht do ta konfirmojë këtë, - vijon PBKD.

e.l/NOA

KOMENTE