Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Brenda këtij mandati do të kalojmë ligjin për financimin e besimeve fetare
English

Topalli: Brenda këtij mandati do të kalojmë ligjin për financimin e besimeve fetare

Tiranë 19 prill NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli uroi sot gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve, ditës së ringjalljes së Krishtit.

Me rastin e festës së Pashkëve, Topalli ishte në Durrës ku uroi besimtarët ortodoksë si dhe zhvilloi një vizitë në Kishën Ortodokse Autoqefale në Tiranë, ku u prit nga Kryepeshkopi Anastasi Janullatosi.

"Dita e ringjalljes është një ditë e një simbolike të thellë. Në fakt ringjallja, është dritë, është shpresë, është besim për çdo individ, për çdo familje, është besim për vendin. Është ringjallje për kombin dhe kjo ditë koençidon me ngjarje të mëdha të ringjalljes së Shqipërisë" u shpreh Topalli.

"Jam shumë e kënaqur që do kem mundësinë brenda këtij mandati, të kalojmë Ligjin "Për financimin e gjithë besimeve fetare", dhe kjo është diçka e mirë për ti ndihmuar dhe për ti mbështetur në punën e tyre, sepse janë përcjellësit më të mëdhenj dhe më të çmuar të vlerave morale, për të cilat ne kemi gjithmonë kemi nevojë" përfundoi mesazhin e urimit Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

k.k/NOA

KOMENTE