Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendimi i Përmbarimit që i parapriu masakrës dhe si u pengua tjetër gjakderdhje
English

Vendimi i Përmbarimit që i parapriu masakrës dhe si u pengua tjetër gjakderdhje

Nga Alket Aliu

Durrës 19 Prill NOA

Masakra me dy të vrarë që i mori jetën edhe kalimtarit, rrezikoi shumë mbrëmjen e sotme që të shndërrohej në një tragjedi me përmasa edhe më të gjera, për shkak të natyrës së krimit dhe gjaknxehtësisë së personave të përfshirë dhe familjarëve të tyre.

Njëri prej viktimave, Sadik Lazi, ka qenë vetëm kalimtar i rastësishëm në kohën që ka ndodhur ngjarja, por një plumb që e ka marrë në afërsi të zemrës ka qenë fatal për jetën e tij.

Ngjarja dhe hetimi

Ngjarja e së dielës së Pashkës Ortodokse, tronditi Durrësin kur kalimtari i rastësishëm gjeti vdekjen ndërsa po ecte në rrugën pranë të cilës nisi një batare plumbash.

Pjesëtarët e të dy familjeve janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasditen e së Dielës duke nisur nga ora 18.00, në lagjen nr 14, Shkozet të Durrësit, në rrugicën që gjendet afër mbikalimit, në krahun e djathtë të rrugës që lidh rotondën e Shkozetit me superstradën Durrës-Tiranë.

Gjithçka e kishte pikënisjen nga përplasja për një sipërfaqe trualli që është përdorur nga familja Karabrahimi, por me Vendim Gjykate dhe shkresë urdhër-ekzekutimi nga ana e Zyrës së Përmbarimit Durrës, më datë 15 prill 2009 i është dhënë familjes tjetër.

Hasanaj kishte fituar me vendim gjykate vetëm dy ditë më parë të drejtën e pronësisë mbi tokën ku gjendet stalla por vëllezërit Karabrahimi nuk pranonin të lironin tokën e zënë. Edhe pse dje në këtë vend është paraqitur përmbaruesi gjyqësor për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, sonte janë nxehur sërish gjakrat, por këtë radhë sherri ka përfunduar me viktima.

Në tokën që pretendohej nga të dyja familjet, babai i vëllezërve Karabrahimi kishte ndërtuar një stallë ku mbante disa lopë.

Një ditë para ngjarjes së rëndë që ndodhi sonte, stalla ka marrë zjarr dhe është djegur plotësisht, por nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Nga ana tjetër për të fituar të drejtën e pronësisë për tokën ku familjet e mësipërme nuk po binin dakord, ato i janë drejtuar gjykatës.

Kjo e fundit kishte përfunduar çështjen civile duke vendosur që pronësia të kalojë mbi familjen e Kujtim Hasanaj që gjendet në këtë lagje.

Fillimisht palët kanë rënë dakord për lirimin e tokës, por më pas vëllezërit Shaban dhe Iliradin Karabrahimi, të cilët janë fqinjë me autorin, kanë filluar të konfliktohen.

Gjatë konfliktit, Kujtim Hasanaj ka qëlluar me një armë tip pistolete të cilën e mbante pa leje, në drejtim të vëllezërve Shaban e Iliridan Karabrahimi.

Nga të shtënat janë plagosur rëndë Shaban Karabrahimi 49 vjeç dhe Sadik Lazri, 28 vjeç, të cilët kanë gjetur vdekjen më pas në spitalin rajonal të qytetit.

Veç tyre, është plagosur lehtë në dorë, 39-vjeçari Iliridan Karabrahimi, vëllai të ndjerit 49-vjeçar.

E gjithë situata që ndodhi në pak çaste, ka sjellë panik dhe frikë në zonën e masakrës. Për më tepër ka nxehur shumë gjakrat dhe është rrezikuar shumë një tjetër gjakderdhje.

Policia e cila sapo u njoftua ka dërguar forca të shumta në vendngjarje, pohoi se një vrasje e tillë e dyfishtë e për më tepër me një viktimë kalimtar, mund të precipitonte në zhvillime edhe më të rënda.

"Pak minuta pas ngjarjes, shërbimet e Drejtorisë së Policisë Durrës, kanë marrë masa të menjëhershme për të mos lejuar që situata të precipitojë dhe të rëndohej më tepër", deklaroi për agjencinë NOA, kryekomisar Arben Frashëri, nëndrejtor i policisë Durrës.

 "U bë e mundur kapja e autorit të dyshuar, Kujtim Hasanaj brenda një kohe të shkurtër, si dhe arma me të cilën ka kryer krimin", - sqaroi policia.

Ajo shtoi se në vendngjarje u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjashtë gëzhoja pistolete.

Pas arrestimit, i dyshuari përballet me akuzën për "vrasje në rrethana të tjera cilësuese" si dhe për "armëmbajtje pa leje".

a.a/NOA

KOMENTE