Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grupi i Krizave: Pavarësisht vendimit të GJND, njohja e Kosovës do vazhdojë
English

Grupi i Krizave: Pavarësisht vendimit të GJND, njohja e Kosovës do vazhdojë

Uashington, 20 prill, NOA - Njohja ndërkombëtare e Kosovës si një shtet i pavarur ka për të vazhduar edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Një deklaratë të tillë e ka bërë drejtoresha e Programit për Evropën të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Sabine Freizer gjatë një interviste për "Zërin e Amerikës".

Sipas Freizerit, është e rëndësishme që Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë të konstatojë se vendimi për shpalljen e pavarësisë së Kosovës është ligjor dhe të mos thotë se pavarësia e Kosovës është e paligjshme.

"Megjithatë, - tha ajo, - qeveria e Kosovës duhet të luajë një rol të rëndësishëm për t'i treguar botës se është një shtet që kontribuon ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon. Kjo qeveri duhet të përpiqet më shumë t'i bindë vendet e tjera ta njohin atë", - shtoi më tej Freizer. E pyetur ndërkaq nëse mendon se mund të ketë paqe dhe stabilitet afatgjatë në Kosovë nëse nuk zgjidhet çështja e Mitrovicës - Freizer ka thënë se "situata në Mitrovicë nuk mund të vazhdojë siç është tani, nuk mund të ketë dhunë, nuk mund të ketë banda të armatosura që operojnë atje, apo agjentë të fshehtë". Më pas, ajo ka theksuar edhe faktin se "është e rëndësishme që plani Ahtisari të vazhdojë të konsiderohet si dokument thelbësor".

"Kosova e ka inkuadruar këtë plan edhe në kushtetutën e saj. Pra ky nuk është më vetëm një dokument ndërkombëtar, por edhe pjesë e ligjit në Kosovë. Plani Ahtisari ka shumë ide të mira që duhet të zbatohen. Dhe një nga ato është decentralizimi, pjesë shumë e rëndësishme e planit Ahtisari. Më vjen keq që serbët e Kosovës nuk e pranojnë këtë plan. Mendoj se një nga problemet rrjedh nga fakti se ata nuk e dinë çfarë përmban ai. Ata nuk e kuptojnë se plani Ahtisari u garanton serbëve në Kosovë të drejta të jashtëzakonshme", pohoi ajo.

n.e/NOA

KOMENTE