Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miss Karolina e Veriut, 22-vjeçarja Kristen Dalton zgjidhet Miss SHBA
English

Miss Karolina e Veriut, 22-vjeçarja Kristen Dalton zgjidhet Miss SHBA

Uashington, 20 prill, NOA - Miss Karolina e Veriut ka mundur që të zgjidhet edhe si femra më e bukur e gjithë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bjondja Kristen Dalton ka arritur të fitojë çmimin e madh për këtë vit, duke mundur në garë 50 vajzat e tjera të bukurisë që merrnin pjesë në garën e madhe.

Ceremonia madhështore u prezantua nga një televizion i një kazinoje në Las Vegas.

Bëhet e ditur se 22-vjeçarja Kristen Dalton ka kaluar në garë rivalen e saj kryesore, e cila ishte Miss Kalifornia, Carrie Prejean dhe pas saj, një tjetër rivale të fortë në garën e bukurisë siç ishte Miss Arizona.

Në kundërshtim me konkursin rival që quhet "Miss Amerika", ai i "Miss USA"nuk kërkon që vajzat të kenë ndonjë talent të veçantë.

Fitueses i jepet një apartament në Nju Jork, një bursë studimi dy-vjeçar në akademinë e filmit në Nju-Jork, si edhe një kompensim financiar të caktuar.

n.e/NOA

KOMENTE