Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD i kundërvihet PS-së, pas deklaratave të Braçes për paaftësinë qeverisëse
English

PD i kundërvihet PS-së, pas deklaratave të Braçes për "paaftësinë qeverisëse"

Tiranë, 20 Prill NOA - Partia Demokratike (PD), reagoi sot pas deklaratave që bëri deputeti i Partisë Socialiste (PS), Erion Braçe që akuzoi qeverinë si të paaftë dhe larg premtimeve të dhëna katër vjet më parë.

Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD, doli sot para medieve në një replikë me PS duke atakuar direkt, kryetarin Edi Rama.

"Lidhur me deklaratat e Ramës të bëra me gojën e Braçes së tij se PD nuk ka mbajtur premtimet, ne i tregojmë se çfarë kemi bërë, tha Mëhilli.

Më tej, ajo plotësoi: "Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, dyfishimi i rrogave të pensioneve në fshat, përfundimi i MSA-së, dyfishimi i buxhetit për arsimin dhe numrit të studentëve apo përfundimi i mijërave kilometra rrugë janë disa nga dëshmitë e premtimeve të mbajtura të kësaj mazhorance që tmerrojnë e lënë pa gjumë prej muajsh Ramën dhe Bracen e tij".

Për PD, Edi Rama, "me një tellall si Braçja, ka vetëm një qëllim, të zhurmojë vjedhjen e papërmbajtur të taksave të katërfishuara të gjelbërimit dhe pastrimit në Tiranë, si dhe të zhurmojë aktin e paprecedent të marrjes në një mbledhje të vetme të 19 lejeve të ndërtimit duke shënuar kështu rekordin e vjedhjeve dhe korrupsionit në historinë e Shqipërisë".

e.l/NOA

KOMENTE