Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDSH: Arsyet që prishën koalicionin në Preshevë me PVD-në e Riza Halimit
English

PDSH: Arsyet që prishën koalicionin në Preshevë me PVD-në e Riza Halimit

Shkup, 20 prill, NOA - Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka sqaruar arsyet e gjëra për shpërbërjen e koalicionit me Partinë për Veprim Demokratik të Riza Halimit.

"PDSH vendos për zhbërjen e koalicionit me PVD. Natyrisht se nga ky vendim i PDSH-së gjendja e formimit të koalicioneve të reja është e hapur për të gjitha listat zgjedhore të komunës së Preshevës. PDSH është e vetëdijshme se nga ky moment mund të pres edhe pozicionin e opozitës gjë për të cilën kryesia e partisë ka debatuar dhe shqyrtuar. Nëse konsiderohet se kyçja e shqiptarëve në trupin kordinues është domosdoshmëri e kohës dhe kërkesë edhe e faktorit ndërkombëtarë, atëher PDSH disa javë më parë propozoi që në komunën e Preshevës të formohet koalicioni gjithëpërfshirës duke kyçur në ndarjen e pushtetit lokal në mënyrë proporcionale të gjitha listave zgjedhore që kanë fituar mandate këshilltarësh në zgjedhjet e fundit lokale", thuhet në sqarimin e kësaj partie. Sipas kësaj partie, këtë propozim të PDSH-së rreth koalicionit gjithpërfshirës si fazë kalimtare trevjeçare nuk e përfilli vetëm partneri i koalicionit respektivisht PVD, kështu që kjo parti përfundimisht ka vendosur ndarjen.

Për PDSH veprimet e fundit të qeverisë serbe rreth vendimeve të sjellura menjëher pas nënshkrimit të dokumentit për rekonstruimin e trupit kordinues janë të papranueshme dhe qëllimkëqija si : - vendimi për ndërprerjen e transmetimit të sinjalit të TV Presheva - vendimi për përdorimin e alfabetit qiril në librat amë edhe në për shqiptarët e Luginës së Preshevës - vendimi për shkurtimin e vendeve të punës në administratë shtetërore - vendimi për uljen e rrogave edhe ashtu të numrit shumë të vogël të punëtorëve në Luginën e Preshevës - vendimin për uljen e transferit të rregullt komunave nga qeveria edhe për komunat e pazhvilluara të Luginës së Preshevës. "Me këto fakte është shumë lehtë të kuptohet se hyrja në trup kordinues është vetëm një spektakël i nevojshëm për qeverinë serbe e jo mundësi për të ndikuar në ndërprerjen e sjelljes së vendimeve politike të qeverisë serbe në dëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës", thekson kjo parti.

NOA-INA

KOMENTE