Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Atentati i paskrupullt që la të plagosur 4 udhëtarë të pafajshëm
English

Atentati i paskrupullt që la të plagosur 4 udhëtarë të pafajshëm

Në koma një prej të plagosurve në Shkozet nga sulmi me armë i autobuzit

Durrës, 21 prill NOA Update - Një person po lufton me vdekjen në spitalin rajonal të Durrësit kurse tre femra janë nën kujdesin e mjekëve pasi u plagosën në ngjarjen e pasdites së sotme në Shkozet kur një autobus udhëtarësh u sulmua me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot (e Martë) rreth orës 16.40 në vendin e quajtur "Nish Tulla" në lagjen nr 14 Shkozet, në çastet kur disa pasagjerë po zbritnin nga autobuzi urban i linjës Durrës- Sektor Rinia.

Sipas policisë objektivi i autorëve të ngjarjes ka qenë Dilaver Meta.

Konflikti ka ndodhur ndërmjet familjeve Meta dhe Kalemi banorë të së njëjtës lagje, të cilët e kanë nisur me një sherr banal, më pas janë goditur ndërmjet tyre me sende të forta ku janë lënduar pjesëtarë të të dy familjeve dhe pasagjerë të rastit, kurse situata ka degjeneruar deri në shkëmbim zjarri ndërmjet tyre.

Në momentin kur pjesëtarë të të dy familjeve po shkëmbenin zjarr ndaj njëri-tjetrit, në rrugë po kalonte autobusi i linjës Durrës-Sektor Rinia.

Nga shkëmbimi i zjarrit ndërmjet tyre janë plagosur një prej të përfshirëve në ngjarje dhe katër udhëtarë krejt të pafajshëm.

I plagosur rëndë dhe në gjendje koma në spital, është Bashkim Zhupi, pasagjer në autobus. Ai është plagosur me armë zjarri ndërsa gjendej rastësisht në autobus dhe nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë ka mbetur i plagosur më lehtë, Dilaver Meta 24 vjeç, njëri nga anëtarët e familjes së përfshirë në konflikt i cili mori një plumb në këmbë.

Një tjetër pasagjere në autobus, që po ashtu është lënduar, është 19-vjeçarja Silvana Hasani banuese në Fshatin Rinia, e cila ka marre ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Elvana Ndoci 23 vjeç banuese edhe ajo në fshatin Rinia, pasagjere në autobus, ka marrë po ashtu ndihmë mjekësore, pas terrorit me të cilin u përball.

E plagosur ka mbetur edhe 33-vjeçarja Suela Kalemi e cila është dëmtuar pasi është goditur me send të fortë.

Pas ngjarjes, policia tha se ka arritur të kapë një prej të dyshuarve si autorë të kësaj ngjarjeje, 30-vjeçarin Kujtim Meta të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma tip "Kallashnikov".

Policia tha se po punohet intensivisht për kapjen e dy autorëve të tjerë që tha se i përkasin familjes Kalemi. Ata janë identifikuar dhe po kërkohen, ndërkohë që janë shoqëruar në polici disa prej personave të cilët kane marrë pjesë në konflikt.

Ndërkohë mësohet se këto dy familje janë konfliktuar dhe më parë ndërmjet tyre pasi Sajmir Kalemi ka qëlluar me armë zjarri ndaj familjes Meta një vit më parë duke lënë të plagosur 60-vjeçaren Dile Meta dhe mbesën e saj 16-vjeçare, Ornela Meta.

Pas arrestimit nga policia, ai është dënuar me 10 vjet heqje lirie për veprën penale të kryer prej tij.

a.a/NOA

KOMENTE