Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G99 në protestën te Vila qeveritare në Vlorë: Të respektohen pronarët e ligjshëm
English

G99 në protestën te Vila qeveritare në Vlorë: Të respektohen pronarët e ligjshëm

Vlorë, 21 Prill NOA - G99 mbështeti sot protestën e pronarëve të ligjshëm të truallit që është zaptuar nga qeveria, për të rrethuar Vilën qeveritare nr. 1 në Vlorë.

Erion Veliaj u takua me këta banorë autoktonë të Vlorës, të cilët i treguan atij dokumenta të shumtë që vërtetojnë pronësinë mbi tokën që qeveria e ka rrethuar me gardh dhe e ruan aktualisht me ushtarë të Gardës së Republikës. "Problemi nuk është se fëmijët e kryeministrit duan të kenë një vilë për veten, problemi është se këtë gjë duan ta arrijnë në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të cilët po i shpronësojnë pa asnjë të drejtë", tha Veliaj. Sipas tij, ka dy të drejta legjitime për këdo qytetar në Shqipëri, e drejta e votës, dhe e drejta e pronës. "Por e drejta e votës", nënvizoi drejtuesi i G99, "sot po kushtëzohet me një taksë prej 12 mijë lekësh, ndërsa e drejta e pronës, po dhunohet duke përdorur ushtrinë". Në këtë kontekst, Genci Kojdheli tha se "Shqipëria është i vetmi anëtar i NATO-s, që ushtrinë nuk e përdor për të mbrojtur qytetarët, por për t'i terrorizuar ata". "Kushdo qytetar shqiptar kërkon sot të bëjë një jetë normale, të verë në gjumë fëmijën pa patur frikë se do i trokasë në derë ushtria e garda, të jetojë në pronën e tij pa u trembur se të nesërmen do t'ia vjedhin, të ketë biznesin e tij pa u detyruar që të ketë lidhje me politikën", u shpreh më tej Erion Veliaj.

e.l/NOA

KOMENTE