Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata dënon me 6 muaj burg dhe 5 milionë lekë kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano
English

Gjykata dënon me 6 muaj burg dhe 5 milionë lekë kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano

Vlorë, 21 prill, NOA - 6 muaj burg dhe 5 milionë lekë gjobë. Ky është dënimi që Gjykata e Vlorës i ka dhënë gjatë seancës së sotme kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime brenda kësaj gjykate, të cilat konfirmojnë ndër të tjera se ky organ ka ndërmarrë edhe masën e ndalimit të ushtrimit të profesionit prej tij për tre vite me radhë në administratën publike.

Ndërkaq, pretenca e paraqitur nga prokurori i çështjes, Sokol Malaj, ka qenë për dënimin me 1 vit burg dhe një gjobë prej 5 milion lekësh.

Sipas të dhënave, kryebashkiaku Bollano akuzohej për shpërdorim detyre, pas veprimit të urdhëruar prej tij për heqjen e tabelave në aksin rrugor Llogara-Qeparo, me pretendimin se ato duheshin shkruar edhe në greqisht.

Për vendosjen e tabelave është organizuar tenderi prej 5.3 milion lekë, i zhvilluar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me objekt vendosjen e sinjalistikës rrugore në aksin rrugor Orikum-Himarë-Sarandë -Butrint.

Gjatë punës së saj kjo firmë fituese e tenderit AGE&CO shpk ka hasur probleme me kryebashkiakun Bollano.

n.e/NOA

KOMENTE