English

Përleshje me armë mes dy grupeve në rrugë, plagoset një pasagjer në autobus

Shkozet 21 prill NOA - Shkëmbim me armë zjarri mes dy grupeve, plumbat depërtojnë në një autobus që po kalonte duke lënë të plagosur një pasagjer.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të ditës së sotme në Shkozet të Durrëzit, kur disa persona janë përfshirë në përleshje me armë pas një sherri mes tyre.

Për pasojë plumbat kanë depërtuar në një autobus i cili po kalonte në atë moment në rrugë.

Mësohet se një plumb ka prekur një person që ndodhej pasagjer në autobus, duke e plagosur.

Forcat e policisë të sinjalizuara për ngjarjen mbërritën menjëherë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Burime nga policia thanë për agjencinë NOA se kanë qenë disa persona të ndarë në dy grupe të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin. Ata kanë përdorur armët dhe për pasojë një plumb ka shkaktuar plagosjen e një personi që ndodhej në një autobus i cili po kalonte në rrugën ku ndodhi ngjarja.

Sipas të njëjta burimeve, policia ka nisur kontrolle nëpër banesat e të dyshuarve ndërsa janë shoqëruar disa persona për të zbardhur autorët dhe motivet e këtij konflikti me armë.

k.k/NOA

KOMENTE