Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti studentëve të politikës: Kujdes nga bërrylat kur të bëni politikë
English

Presidenti studentëve të politikës: Kujdes nga bërrylat kur të bëni politikë

Tiranë, 21 prill, NOA - Shqipëria tashmë është në fund të tranzicionit, i cili ka zgjatur deri tani në mënyrë të pavullnetshme dhe jo për faj të dikujt.

Një fakt të tillë presidenti i Republikës, Bamir Topi, e ka theksuar gjatë një fjalimi që ka mbajtur para një grupi studentësh të shkollës së Politikës në Pallatin e Brigadave.

"Ne kemi patur një trazicion disi të zgjatur, i cili nuk ka ardhur dhe nuk po shkon kështu për shkak të paaftësisë apo në mënyrë të vullnetshme, por për shumë shkaqe të tjera. Por mund të them se pas kaq vitesh ka nisur të përdoret në mënyrë permanente togfjalëshi se "Jemi në fund të tranzicionit". Kemi arsye të themi se jemi në fund të tij", - pohoi kreu i shtetit.

Sipas tij, politika aktuale ka realizuar një arritje shumë të madhe siç është ajo e sigurimit të anëtarësisë së vendit në NATO.

"Të jesh një vend i NATO-s do të thotë të jesh aleat i aleancës më të madhe për paqen dhe sigurinë në vërtetë dhe ky përbën një leksion të vërtetë demokracie.

Aty nuk merret në konsideratë as madhësia e vendit dhe as forca ushtarake, por merret ajo që është bazë të demokracisë. Ky ishte edhe perceptimi i parë për vendin tonë, prandaj jemi krenarë", tha ndër të tjera Topi.

Duke inkurajuar studentët e politikës, ai theksoi se tashmë shkolla e politikës është pozicionuar qartë.

"Të bësh politikë nuk do të thotë thjesht të bësh politikë të karakterit ideologjik, por edhe institucionet e medias, ato lokale dhe administrata në tërësi ka nevojë për politikë", tha ai.

Më pas, shtoi se është faktor mjaft pozitiv që Shqipëria gjatë këtyre viteve ka futur në lojën e institucioneve të politikës njerëz që kanë qenë të spikatur në fushat e tyre, të cilët nuk kanë patur një shans konkret, nuk janë përgatitur në shkolla të tilla.

"Por sot mundësitë janë të jashtëzakonhshme dhe shumë studentë shqiptarë studiojnë jashtë. Politika shqiptare dhe institucionet tani kanë një shans më shumë. Do të keni edhe shumë bërryla, se ka kompeticion, por duhet të jeni të përgatitur fort për sfida që do të dini t'i përballoni", ishte thirrja që ai u drejtoi studentëve të politikës.

Ndër të tjera, kreu i shtetit preku edhe problematikën e mprehtë të zgjedhjeve duke u shprehur se partitë kishin kohë të zgjidhnin çështjen e kartave të identitetit.

Sipas tij, zgjedhjet duhet të jenë korrekte se tani jemi vend i NATO-s dhe politika të mos merret me lojëra personale, por të angazhohet për realizimin sa më të mirë të tyre.Â

n.e/NOA

KOMENTE