Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shembja e pallatit, Avokati i Shtetit kërkon kthimin e 46 milionë lekëve të dëmshpërblimit
English

Shembja e pallatit, Avokati i Shtetit kërkon kthimin e 46 milionë lekëve të dëmshpërblimit

Gjirokastër, 21 prill, NOA - Avokati i Shtetit i ka kërkuar sot gjykatës së Gjirokastrës përmes përfaqësuesit të tij, Kristaq Kutra, kthimin mbrapsht nga firma ndërtuese të shumës së 46 milionë lekëve që janë dhënë në formë dëmshpërblimi për shembjen e pallatit që ndodhi në muajin nëntor në këtë qytet.

Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA, se në seancën e sotme Kutra ka kërkuar që fatura e dëmshpërblimit të banorëve të pallatit t'i kalojë firmës ARTI sh.p.k dhe shtetit t'i rikthehen paratë që ka akorduar.

I pranishëm në seancë, i pandehuri Sotiraq Janori, një nga administratorët e firmës Arti shpk që kryente ndërtime ngjitur pallatin e shembur, është njohur me pretendimin e Avokatit të Shtetit, përkundër akuzave të tjera që rëndojnë mbi të, si ajo e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe shkatërrimit të pronës me dashje. Ndërkaq, trupi gjykues pranoi kërkesën dhe vendosi që çështja të gjykohet e veçuar nga procesi penal në ngarkim të të pandehurve si fajtorë të shembjes së pallatit në lagjen 11 janari të Gjirokastrës.

Në gjykim janë dhe Gjergj Meçe, Afërdita Papamihali, Admir Shehaj, Petrit Maksuti, Leonard Mustafaraj dhe Alfred Mamani, të cilët akuzohen për "Shpërdorim detyre", ndërsa u pushua çështja për aksionierion tjetër të firmës "Arti", Aristotel Haxhi,pasi sipas prokurorisë nuk kishte kryer asnjë vepër penale, si dhe për inxhinierin Luan Bufi, arkitektin Njazi Çobani dhe gjeologun Thanas Llahana.

n.e/NOA

KOMENTE