English

Thyen lokalin me qëllim vjedhjen, 3 autorët bien në prangat e policisë

Shkodër, 21 prill, NOA - Policia e Shkodrës ka mundur të vërë në pranga tre autorët e ngjarjes së pak ditëve më parë ku një lokal i këtij qyteti u thye me qëllim vjedhjen.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, tre të ndaluarit janë Sokol Prroni, vjeç 23, lindur e banues në lagjen "Mark Lula", Altin Logu vjeç 21, banues në lagjen "Tre Heronjtë" dhe Dashamir Prroni, vjeç 21, banues në lagjen "Mark Lula".

Bëhet e ditur se ndalimi i tyre u bë i mundur si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar nga efektivat e Policisë së Shkodrës në bashkëpunim me komisariatin e policisë së këtij qyteti.

Nga ana e forcave të policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale hetimore dhe materialet në ngarkim të tre personave në fjalë i kaluan prokurorisë së rrethit.

n.e/NOA

KOMENTE