Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha i thotë jo ultimatumit të PS; Nuk japim karta falas
English

Berisha i thotë jo ultimatumit të PS; Nuk japim karta falas

Tiranë, 22 prill NOA - Kryeministri Sali Berisha i ktheu përgjigje sot Partisë Socialiste duke i thënë jo kërkesës për të shpërndarë falas karta e identitetit deri më 28 qershor 2009.

Berisha tha sot në mbledhjen e qeverisë se masat e marra kanë qenë jashtëzakonisht të efektshme dhe sipas tij procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimin elektronik po ecën me ritme të shpejta.

Para pak ditësh PS deklaroi se i linte një javë afat qeverisë që të vendoste për të urdhëruar shpërndarjen falas të kartave, duke paralajmëruar se procesi zgjedhor në të kundërt ishte në rrezik për shkak të "taksës së votës".

Duke i quajtur spekulime primitive dhe mashtrim ndaj qytetarëve deklarimet që e konsiderojnë çmimin e letërnjoftimit si taksë vote, Kryeministri tha se qeveria ka paguar në masën 80-100 për qind të çmimit të saj për rreth 700 mijë qytetarë.

"Këto janë zhvillime shumë pozitive. Ata që spekulojnë me të ashtuquajturën taksë vote, bëjnë një akt sharlatanizmi të paprecedent dhe përpiqen të mashtrojnë si ordinerë qytetarët".

Berisha theksoi se çmimi i kartës nuk ka qenë kurrë çmimi i prodhimit të mallit. "Çmimi i prodhimit të mallit bazohet mbi koston dhe ka mënyrën e tij të llogaritjes. Qeveria jo vetëm nuk ka vendosur taksë mbi çmimin e prodhimit, përkundrazi për rreth 700 mijë qytetarë ka paguar çmimin në masën 80 deri në 100 për qind të tij dhe merr nga 200 lekë deri falas. Në një kohë, kur në të gjitha vendet përreth, këto karta janë shitur edhe deri në 50 euro dhe këtu nuk po flas për vendet e pasura, megjithëse edhe për këto vende, me të ardhura mujore deri në 2 mijë euro, çmimi prej 50 euro nuk është pak. Ne po e japim me 1.5 euro".

Kurse vijoi: "Ata po përpiqen të mashtrojnë qytetarët. Çfarë mund t'u thuash qytetarëve që i kanë blerë pasaportat me çmimin 5 mijë lekë dhe nuk janë një apo dy, por 2 milionë shqiptarë dhe këtë çmim e kemi gjetur nga qeveria socialiste. Apo për certifikatat me fotografi. Ndaj ky është një spekulim shumë primitiv," u shpreh Kryeministri.

Çmimi i blerjes së kartave, - vijoi më tej Kryeministri - nuk ka asnjë taksë, përkundrazi është subvencionuar për 700 mijë persona që janë konsideruar në nevojë, për të cilët qeveria, ka edhe meritën e madhe, pasi ka dyfishuar të ardhurat e tyre.

"Ne i kemi gjetur me 34 dollarë dhe më 1 maj, ata marrin 70 dollarë. Kur unë, në këtë zyrë, flisja për skemën e kafshatës, ata që shkumoheshin në vaska floriri ironizonin. Skema e kafshatës ka dhënë efektin e padiskutueshëm dhe ishte kalkulimi më i drejtë i qeverisë, sepse ajo synonte që ata që ishin me 1 dollar në ditë të bëheshin me 2 dollarë në ditë. Varfëria e ka treguesin e saj vetëm mbi të ardhura dhe vetëm mbi to bazohet. Skema e kafshatës në tërësinë e vet, së bashku me masa të tjera, bëri që kjo qeveri të rrisë nga 69 për qind faturën sociale, çka do të thotë ta dyfishojë plotësisht atë. Qeveria ka pasur një sukses të veçantë në këtë drejtim," u shpreh Kryeministri, duke shtuar se për sa kohë do të jetë e nevojshme qeveria do ta vazhdojë këtë skemë.

e.l/NOA

KOMENTE