Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doganat greke sërish në grevë, bllokohen për 3 orë pikat kufitare
English

Doganat greke sërish në grevë, bllokohen për 3 orë pikat kufitare

Kakavijë, 22 prill, NOA - Ashtu siç bënë edhe një javë më parë, në datën 15 prill, doganierët grekë janë duke zhvilluar sot një grevë të paralajmëruar tre-orëshe në të gjitha pikat doganore të rajonit të Greqisë veriperëndimore, nga ora 7.00 deri në orën 10.00 të paradites.

Gjatë këtyre orëve, nuk do të kryhet asnjë procedure deklarimi e mallrave për subjektet private në të tria pikat kufitare që ndajnë vendin tonë me Greqinë: Kakavijë, Kapshticë dhe 3-Urat.

Nga ky vendim janë të prekur edhe kalimtarë, që kalojne në kufi si pasagjerë, gjë e cila përkon edhe me radhën e emigrantëve të fundit të cilët largohen nga vendi ynë pasi kanë festuar Pashkët ortodokse këtë fundjavë. Nga ana e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar subjektet tregtare dhe qytetarët të marrin në konsideratë këtë fakt dhe të shmangin kalimin e tyre ose të mallrave në këto orare.

Greqia është përballur keto kohe me një sërë protestash dhe grevash të sektorit publik. Situata në vendin fqinj është tensionuar tej mase për shkak të krizës së rëndë ekonomike, por edhe përplasjeve të fundit mes policisë dhe protestuesve pas vdekjes së një adoleshenti në muajin dhjetor.

n.e/NOA

KOMENTE