Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kristofer Hill merr emërimin si ambasador në Irak, shoqërohet me kontestime
English

Kristofer Hill merr emërimin si ambasador në Irak, shoqërohet me kontestime

Uashington, 22 prill, NOA - Diplomati amerikan, Christopher Hill, është konfirmuar si ambasadori amerikan në Irak, megjithë akuzat që në detyrën e fundit që mbante, ai nuk arriti të zgjidhte çështjen e programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Ndërkaq, kritikët republikanë në Senat e vonuan për disa javë emërimin e tij, duke thënë se Hill nuk kishte eksperiencë në Lindjen e Mesme.

Por ai shihet nga kolegët e tij si një mediator pragmatik që luajti një rol në marrëveshjen e paqes në Dejton që i dha fund luftës në Bosnjë.

Christopher Hill do të drejtojë një prej posteve më të ndjeshme diplomatike amerikane dhe përballet me një seri sfidash emergjente.

Gjashtë vjet pas pushtimit të udhëhequr nga amerikanët, ai do të ndihmojë për tërheqjen e trupave amerikane deri në 2011.

Ai do të ketë të bëjë gjithashtu edhe me ligjin e ndarjes së të ardhurave prej naftës në territoret e diskutuara, si edhe me marrëdhëniet arabo-kurde dhe me Iranin fqinj.

KOMENTE