Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veton Surroi: Duhet gjendur formula për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi
English

Veton Surroi: Duhet gjendur formula për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Prishtinë, 22 prill, NOA - Publicisti Veton Surroi ka thënë se duhet filluar procesi i gjetjes së formulës për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

"Kosova dhe Serbia janë në gjendjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe 5 shteteve të BE-së, pengesë e njëra tjetrës për integrim në Bashkimin Evropian. Andaj , nevojitet që gjatë këtij viti të fillojnë, në pajtim mes BE-së dhe SHBA-ve, një proces i gjetjes së formulës së normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mundësojë marrëdhënie kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, gjegjësisht, fillimit të procesit të Stabilizim -Asociimit, si edhe të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor", ka theksuar Surroi, kryetari i bordit të Klubit për Politike të Jashtme. Veton Surroi po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Grupi Ballkanik i Universitetit "Sciences Po" të Parisit. Në tryezën për integrime evropiane të Konferencës, të mbajtur në Dijon, në të cilën morri pjesë edhe Pierre Mirel, drejtori për Ballkan Perëndimor në Komisionin Evropian, Surroi nënvizoi se bisedimet për normalizim duhet të mbahen gjatë 12 muajve të ardhshëm, kur BE-ja ka mundësi trysnie ndaj Serbisë, me çështjen e liberalizimit të vizave dhe të kërkesë së Serbisë për status kandidati.

NOA-INA

KOMENTE