Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zv/ministri Alibali: Nisin aksionet për mbylljen e pikave të paligjshme të gazit
English

Zv/ministri Alibali: Nisin aksionet për mbylljen e pikave të paligjshme të gazit

Tiranë, 22 prill, NOA - Pikat e paligjshme të gazit do të mbyllen, pasi ato përbëjnë një shqetësim dhe rrezik serioz për jetën e banorëve.

Një fakt i tillë është komunikuar sot nga vetë zv/ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë, Neritan Alibali.

Sipas tij, pikat e gazit pranë pallateve përbëjnë rrezik dhe për këtë arsye, do të ndërmerret një aksion i kontrollimit e më pas i mbylljes së tyre nëse vërtetojnë shkelje.

Në fillim, ky aksion do të nisë në kryeqytet, për të vijuar më pas në rrethet e tjera të vendit ku ato janë të pranishme.

Sipas të dhënave, rreth 80 pika të shitjes me pakicë të gazit të lëngshëm, 23 prej të cilave në Tiranë, kanë marrë para pak kohësh një letër nga Inspektoriati Qendror Teknik, ku paralajmërohesin për bllokimin e tyre nëse nuk eleminojnë rreziqet ndaj të cilave ato kanë ekspozuar qytetarët.

Kryesisht bëhet fjalë për pika të furnizimit me gaz të lëngshëm të cilat punojnë në kushte fare primitive të sigurisë teknike.

Por shqetësimi mbi kontrollin e këtij tregu është ngritur dhe nga presidenti i republikës Bamir Topi, ku një letër që ai i ka dërguar Inspektoriatit Qendror Teknik ka kërkuar të merren masa për kontrollin e situatës të shitjes së gazit të lëngshëm dhe karburanteve.

n.e/NOA

KOMENTE