Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çudia, në një banesë prej 12 metra katrorë, jetonin bashkë 37 kinezë
English

Çudia, në një banesë prej 12 metra katrorë, jetonin bashkë 37 kinezë

Milano, 23 prill, NOA - Policët italianë kanë mbetur të shtangur kur kanë konstatuar gjatë kontrrolleve të tyre se në një banesë të qytetit të Milanos vetëm prej 12 metrash katrorë kanë jetuar ilegalisht 37 emigrantë kinezë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se ndaj shtetasit kinez i cili ka bërë marrëveshje për marrjen me qira të banesës, është ngritur një padi për dyshim të trafikimit të klandestinëve që vinin nga Kina.

Banesa, e cila gjendet në katin e fundit të lagjes milaneze e njohur si "lagja kineze", është zbuluar nga policët të cilët po patrullonin në këtë rajon, njoftojnë agjencitë vendase. Ende nuk është e njohur nëse pronari i banesës, një italian, e ka ditur se sa njerëz jetojnë në të.

n.e/NOA

KOMENTE