Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputeti Neranxi: Imunitetin tim e kërkon Xhuvelizmi që denoncova
English

Deputeti Neranxi: Imunitetin tim e kërkon Xhuvelizmi që denoncova

Tiranë, 23 prill, NOA - Kërkesa për heqjen e imunitetit nuk është gjë tjetër veçse dënim për opozitarizmin e pastër dhe ndëshkim nga ata që janë demaskuar prej figurës së deputetit.

Këtë deklaratë ka bërë sot në seancë plenare deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi,

ndaj të cilit parlamenti pritet të votojë heqjen e imunitetit të tij, pas një kërkese të mbërritur nga organi i akuzës.

Duke u mbrojtur, Neranxi tha se veprimi ndaj tij është ndërmarrë nga persona që ai i ka goditur dikur, e nuk ka harruar të përmendë këtu ministrin e Mjedisit, Lufter Xhuveli, i cili deri pak kohë më parë ka qenë kryetari i partisë ku ai aderonte.

"Kush e sajoi skenarin e ulët kundër meje? Pse u hap në fund të mandatit? Të gjitha këto pyetje e gjejnë lehtësisht përgjigjen, pasi unë jam deputeti që kam dëshmuar qëndresë në artikulimet e mia politike. Unë isha i pari që denoncova shitblerjen në politikë dhe dukurinë e xhuvelizmit. Duke mos marrë parasysh pasojat, për këtë lëvizje kurajoze më pas do të kisha shumë pasoja. Një sulm i egër shtetëror u bë ndaj familjes sime. Penalitete të tëra u bënë në administratën fiskale, bllokime në rrugë, dogana, porte, dyqane. Kjo ishte prova e parë e ndeshjes me xhuvelizmin, i cili kishte nisur mësymjen ndaj meje në bashkëpunim me ministrinë e Financave", deklaroi hapur Neranxi.

Më pas, ai deklaroi se skenari ndaj tij është sajuar pasi politika ka kërkuar ta përdorë, por ai nuk është bërë pjesë e asnjë loje të saj.

"Unë nuk kam nevojë për imunitet dhe këtë e kam treguar, pasi imuniteti im i vetëm mbetet përpjekja, lidhja me qytetarët dhe elektoratin e zonës sime dhe në veçanti ndjenja që kam trashëguar për të qenë besnik i karakterit. Për hir të tij, kam flakur tej çdo propozim dhe veprim amoral të politikës", tha Neranxi.

Ai sqaroi edhe se përfaqësimi që i ka bërë zonës sime në mënyrë të denjë është provë për mënyrën sesi deputeti duhet t'i qëndrojë pranë elektoratit. Por ai po sulmohet për demaskimin që i ka bërë qeverisë dhe skandaleve të saj në vitet që ai ka qenë në politikë.

"Isha i pari që denoncova kryebashkiakun politik të Himarës për tokat e bregdetit, gjë e cila ka shfaqur pakënaqësi, por ama nga mostërheqja ime nga ky denoncim bëri që Â Â të zbardhen shumë të vërteta me abuzimet në këto toka", u shpreh Neranxi.

n.e/NOA

KOMENTE