Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FMN: Kriza, bota do ta marrë veten nga tronditja në fillim të vitit 2010
English

FMN: Kriza, bota do ta marrë veten nga tronditja në fillim të vitit 2010

Uashington, 23 prill, NOA - Tronditja e jashtëzakonshme që pësoi bota nga kriza financiare, do të nisë të fashitet disi nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Këtë dritë shprese e ka dhënë kryeekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Olivie Blanchar, sipas të cilit rimëkëmbja ekonomike pritet të fillojë vetëm në fund të vitit, ndërsa në vitin e ardhshëm do të kemi një rritje ekonomike në nivelin prej 1.9 përqind.

Ai pret që rimëkëmbja të jetë e ngadaltë dhe që papunësia në vendet më të zhvilluara ta arrijë kulmin e saj vetë nga fundi i vitit 2010.

Sipas ekspertit të FMN-së, ekonomia botërore do të tkurret me 1.3 përqind këtë vit, i cili përbën edhe treguesin më të keq në më se 60 vjet të historisë së botës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, edhe në raportin e publikuar para dy ditësh pohoi se

bota po pëson një tronditje të jashtëzakonshme nga kriza financiare dhe se e ardhmja ekonomike paraqitet shumë më e zymtë se sa parashikimet e tre muajve më parë.

"Rënia e kërkesës ka çuar në shkurtime të mëdha të prodhimit dhe në një pakësim dramatik të eksporteve. GDP-ja globale ra 6% në tremujorin e fundit të vitit 2008, një shifër e paparë kjo. Me sa kuptojmë, ajo ra me po atë ritëm edhe në tremujorin e parë të 2009-s", pohon kryeekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Olivie Blanchar.

Ashpërsia e rënies ekonomike globale i ka habitur ekspertët e Fondit Monetar, të cilët vetëm tre muaj më parë parashikonin rritje të ngadaltë por jo rënie për vitin 2009.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia amerikane ka mundësi të tkurret me rreth 3 përqind këtë vit dhe të regjistrojë zero rritje në vitin 2010.

Sipas FMN-së, në vendet e Eurozonës, tkurrja ekonomike do të jetë me - 4 %, kurse ajo japoneze me - 6 %, Kina - 6.5 % dhe India me - 4.5 %.

n.e/NOA

KOMENTE