Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Sali Berisha niset drejt Francës, për t'u takuar me presidentin Nikola Sarkozy
English

Kryeministri Sali Berisha niset drejt Francës, për t'u takuar me presidentin Nikola Sarkozy

Tiranë 23 prill NOA - Kryeministri i vendit Sali Berisha niset sot për një vizitë në Francë, me ftesë të Presidentit të Francës, Nikola Sarkozy.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë, gjatë kësaj vizite, Berisha do të pritet në një takim nga Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi në Pallatin Elyzee.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha, do të marrë pjesë në një konferencë në Paris nga e organizuar nga MEDEF (Mouvement d'Entreprises de France) ku mbi 30 përfaqësues të kompanive dhe grupeve bankare dhe financiare më të rëndësishme të Francës kanë shprehur interes për t'u njohur gjerësisht dhe më nga afër me ecurinë e reformave në Shqipëri, ekonominë shqiptare dhe potencialet e saj.

Mësohet se Berisha do të zhvillojë dhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Francës, Bernard Kushner.

k.k/NOA
KOMENTE