Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI merr në mbrojtje Edi Ramën: Të mos hetohet me komision parlamentar
English

LSI merr në mbrojtje Edi Ramën: Të mos hetohet me komision parlamentar

Tiranë, 23 prill, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë në mbrojtje kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, duke pohuar se nuk është aspak e drejtë ideja e ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar ndaj tij.

Ka qenë deputeti i LSI-së, Pëllumb Xhufi, tha se kërkesa për një komision të tillë, është e papranueshme në një kohë kur vetëm dy javë kanë mbetur nga punimet e kësaj legjislature parlamentare.

"Të gjithë e kuptojnë sesa qeshararke është kërkesa për ngritjen e një komisioni të tillë, dy javë para se të mbarojë mandati i një Kuvendi të tillë", tha Xhufi.

Më pas, ai hodhi idenë që kartat të zhvishen nga tarifat që u janë dhënë dhe të jepen falas për qytetarët.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim përmendi edhe çështjen e kërkimit nga prokuroria të heqjes së imunitetit të deputetit të kësaj partie, Nikollaq Neranxi.

"Kjo është një ‘trimëri' e prokurores Silvia Konti, trimëri që nuk i duhet askujt se të tjera kanë pritur njerëzit nga ky organ", tha ai mbi një fakt të tillë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE