Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opozita në Kuvend: Procesi i pajisjes me karta identiteti ka dështuar
English

Opozita në Kuvend: Procesi i pajisjes me karta identiteti ka dështuar

Tiranë, 23 prill, NOA - Opozita e ka cilësuar si tërësisht të dështuar procesin e pajisjes me karta identiteti të qytetarëve, duke cilësuar në seancën e sotme plenare se ndaj tij janë marrë masa gjysmake, të cilat nuk garantojnë përmbushjen e tij optimale para zgjedhjeve të 28 qershorit, ashtu siç u premtua.

Në diskutimin e saj në Kuvend, kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, ka theksuar se sistemi që po aplikon mazhoranca për kartat e identitetit, rrezikon të drejtën e ushtrimit të votës nga qytetarët, pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike dhe financiare.

"Kjo ka krijuar konfuzion tek të dyja palët, si tek njerëzit që përfitojnë nga pajisja me kartë identiteti, edhe përfaqësuesit e institucioneve dhe ata të pushtetit vendor. Janë shumë persona, të cilët nuk përfitojnë as ndihmë ekonomike, apo shumë të papunë që nuk përfshihen në vendimin e qeverisë për mospagesën e kartës së identitetit, pasi nuk janë të regjistruar në listat përkatëse", u shpreh Leskaj.

Duke shtuar ndër të tjera se nëse kësaj do t'i shtohej edhe problematika në terren, kur 111 komuna nuk kanë nisur fare nga aplikimi për kartat e identitetit, kjo e bën shumë më të vështirë situatën.

Ajo nuk harroi të përmendë as faktin se e miratimit me nxitim të projektligjin për shpalljen e fituesit të celularit të katërt.

"Një vendim kaq i rëndësishëm si ai i marrë për celularin e katërt është flagrant, pasi dihej që deputetët e opozitës nuk ndodheshin në atë takim të pasdites. Në asnjë vend të botës, nuk merren vendime të rëndësishme strategjike në këtë mënyrë", përfundoi Leskaj.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE