Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Seanca plenare, opozita paralajmëron bojkot, vendoset fati i Neranxit
English

Seanca plenare, opozita paralajmëron bojkot, vendoset "fati" i Neranxit

Tiranë, 23 prill, NOA - Edhe në seancën e sotme plenare, ashtu si në atë të fundit, opozita pritet të vijojë bojkotimin e saj në emër të zgjidhjes së çështjes së kartave të identitetit.

Ndërkaq, në këtë seancë, do të vendoset edhe "fati" i imunitetit të deputetit të grupit parlamentar "E ardhmja për Integrim", Nikollaq Neranxi, për të cilin është caktuar të votohet sot nga deputetët pas një vendimi të mbërritur nga organi i akuzës.

Sipas të dhënave paraprake, parashikohet që në punimet e sotme të parlamentit nga opozita të jenë të pranishëm vetëm një përfaqësi e socialistëve të cilët do t'u rikujtojnë edhe njëherë deputetëve të mazhorancës se ata nuk do të marrin pjesë në seancat plenare, deri në realizimin e kërkesës për marrje të kartave të identitetit falas. Opozita u largua që të enjten e kaluar nga salla e Kuvendit për shkak të një kërkese të tillë e cila sipas saj, nuk po gjen përgjigje nga mazhoranca.

n.e/NOA

KOMENTE