Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ule atë grykë pushke vëlla!
English

Ule atë grykë pushke vëlla!

Nga Hamdi Dega, Nju Jork

 "Policia e Kosovës ka zbuluar kufomën e Sadber Ahmetit (1981) nga Vitia, i cili për 13 vjet ka qenë i zhdukur. Varri i tij është zbuluar nga i dyshuari kryesor për këtë vrasje, Zymri Reka, i cili pas pranimit të fajit për vrasje, është arrestuar. Hetuesit policorë besojnë se motivi i kësaj vrasjeje të ketë qenë një borxh prej 20 markash germane qe autori I krimit ia kishte viktimes" . Pra edhe borxh edhe e vret!"

Nga shtypi i Kosoves me 23 prill 2009.  Urime policise dhe hetuesve te Kosoves se re demokratike e te pavarur. Ate qe nuk e bene dot policet dhe hetuesit e Beogradit, ate qe nuk e bene dot policet dhe hetuesit e KFOR-it, e bene pikerisht djemte e vajzat me uniforme te Kosoves se re! E jo fill, por plot 13 vjet pas ketij krimi makaber!  Ngushellime familjes! Rast i rende! Krim barbar…. Edhe borxh edhe e vret ! Dy here krim makaber… Pikerisht kur drejtesia e ve ne pranga autorin, disa komentues shqiptare i drejtohen kanunit, hakmarrjes, gjakmarrjes… Kunder kujt!? A do ta ringjallte Sadberin ajo gjakmarrje!? Fatkeqesi…  Nuk ndreqet nje barbari me nje barbari tjeter… Ne fund te fundit krimineli eshte ne pranga. Do te dale ne bankon e te akuzuarit! Do te marre ndeshkimin nga drejtesia dhe nga Zoti! A ka hakmarrje me te madhe se hakmarrja e ligjit ne Toke dhe e Zotit ne qiell.  Uleni ate gryke pushke vellezer! Pushka vret, por edhe fjala nga njehere vret edhe me keq se pushka! Zjarri shuhet me uje e jo duke hedhur benzine mbi te. Kemi boll armiq te tjere para se te vritemi me njeri tjetrin! Na duhet vellazeri! Na duhet bashkim! Na duhet njerezi!  Ule... ule ate gryke pushke vella. Hidhe tutje ate pushke. Ajo vret. Vret jeten e tjetrit. Vret edhe jeten tende.Nuk ka pushke me te forte ne bote se truri. Ke zjarmi ne tru vella. Hidh nje dore uje te ftohte fytyres. Hidhi nje cope akull trurit te zjarmuar vella. Mos i merr jeten tjetrit.  Jeta jepet vetem nje here. Detyra me e shenjte e njeriut eshte ta ruaje jeten. Jeten e vet por edhe jeten e tjetrit. " Ah sa do te jepja ... krejt boten do ta jepja vec te mos kisha vrare...: therret koka e ftohte vetem pak caste pasi i ke marre jeten tjetrit. Sheh fytyren e tij si limon, sheh ngjyren e vdekjes ne fytyren e tjetrit dhe e jotja merr ngjyre vdekje.  Gjithmone kur vritet njeriu nga njeriu ka te pakten dy viktima, dy te vdekur: njeri i vdekur per se vdekuri, tjetri i vdekur per se gjalli. Jo vetem dy viktima. Shume me teper. Familje te tera mbyllen ne kulla guri, ne nje varr pa varr. Fise te tera ngujohen per vite e vite te tera ne nje sketerre prane parajses qe eshte jeta. Nga nje vrasje e njeriut prej njeriut vdesin te vdekurit por vdesin edhe te gjallet. Ne cdo hap i ndjek hija e vdekjes, ngjyra e vdekjes, kercenimi i vdekjes.  Hej, ule ate gryke pushke o vella. Zjarrmia jote, dufi jot eshte vetem sa eshte kufiri midis jetes e vdekjes. Trimeria jote, fuqia jote eshte vetem nje fraksion milimetri, aq sa eshte hapi i shkrehjes se carkut.  Arma eshte vdekje kur vdes njeriun, kushdo qofte ai. Ndaj ule ... ule ate gryke pushke vella. Mos hyre ne hasmeri me jeten. Mos hyre ne hasmeri me vetveten. Mos vrit familjen tende. Mos vrit vellain tend, Mos vrit nusen a te dashuren tende. Mos vrit femijet tu! As femijet e femijeve. Ule ate gryke pushke vella.  Lerua Kanunin maleve ne Toke e Zotit ne Qiell! Cfare Kanuni!? Cili nen i tij lejon vrasjen e gruas!? Cili rregull i tij lejon vrasjen e femijes 10-11 vjec!? Cili blin i tij lejon perdhosjen e kufomes!? Cila pjese e tij shote vraje vellain, kusheririn, te afermin tend per kot se koti !? Cili ….. Ky lloj kanuni eshte barbari !? Ky lloj kanuni eshte egersi! Ky lloj kanuni eshte kanibalizem! Leruani kanunin egersirave, bishave neper male! Jo njerezve... Njeriu ka vetem nje kanun, ai eshte ligji ne Toke dhe Zoti ne Qiell!  Hej mos harroni: jeta jepet vetem nje here si per ty edhe hasmin tend, si per ate edhe per ty! Mos e vrit jeten vella. Hej, ule ate gryke pushke , ule bre vella pa e shkrepur...  Eshte trimeri te falesh! Barbari eshte te vrasesh! Vret tjetrin per se vdekuri, por ke vra edhe veten per se gjalli! Hej, hej ule ate gryke pushken o njeri, o vella, o hasem, o dashamir! Falja pushken jetes! Duaje jeten... iki vdekjes! Hidh nje dore uje te ftohte shpirtit! Hidhi nje cope akulli trurit te zagushitur!  Dhuroja pushken Zotit ne Qiell dhe Ligjit ne Toke ! Zoti te dhuron jeten. Vetem ai ka te drejte ta marri ate! Tenden, timen.... te te gjitheve. Nje dite te gjithe do te vdesim, te gjithe...  Eshte thirrja e nje populli! Eshte kushtrimi i nje kombi... I vetmi ne bote qe pershendet Tungjatjeta! Jo Tungjatvdekja!  Tungjatjeta vella! Ndaj ta ruajme jeten ! Ta ruajme jeten si Jeten! Tungjatjeta!

KOMENTE