English

Agjencia e Vlerësimit Moddy's: Ekonomia e Shqipërisë, e qëndrueshme

Uashington, 24 prill, NOA - Agjensia e Vlerësimit Moody's, si një ndër 3 agjensitë më prestigjoze në vlerësimin e korporatave dhe vendeve, e ka vlerësuar Shqipërinë me opinionin e "qëndrueshmërisë" vendin tonë.

Një vlerësim i tillë optimist për ekonominë e vendit tonë është bërë në një kohë janë aktuale kushtet e përkeqësimit të tregjeve financiare globale dhe krizës ekonomike që ka përfshirë pothuajse të gjithë botën.

Sipas ministrisë së Financave, vlerësimi i dhënë nga Moody's është një dëshmi e institucioneve ndërkombëtare të specializuara për të vlerësuar besueshmërinë dhe efektshmërinë në qeverisjen e vendit si dhe është gjykimi më i qartë e i paanshëm i modelit pro reforme, pro biznes dhe pro integrim evropian në politikat ekonomike të ndjekura.

"Ky është një vlerësim konstant në krahasim me vlerësimin e parë në Qershor 2007. Në argumentimin e këtij vlerësimin jepen këto fakte dhe argumente që mbështesin opinionin e tyre për këtë vlerësim të qëndrueshëm dhe me këto karakteristika pozitive", thuhet në deklaratën e ministrisë së Financave për një fakt të tillë.

"Performanca e mirë e ekonomisë me rritje të qëndrueshme të PBB-së për vitet e fundit

Niveli i ulët i inflacionit brenda objektivit 2-4% dhe që është me i ulët se cdo vend tjetër në tranzicion", vlerësohet në studimin e agjensisë në fjalë.

Thuhet se në një fare mënyrë, mjedisi shqiptar ekonomik ka patur një lloj mbrojtje nga kriza botërore për arsye të mungesës së sofistikimit të sektorit financiar.

Përpjekjet që po bëhen në kuadrin e integrimit europian përbën një bosht orientues të politikave të zhvillimit ekonomik duke përafruar legjislacioni, institucionet, etj.

Nga ana tjetër, përmenden një sërë çështjesh që duhet të tërheqin vëmendjen e politikë-bërësve dhe institucioneve në Shqipëri për të ardhmen si ulja e remitancave dhe përmirësimi idefiçitit të llogarisë korente.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE