English

Krimet e Rënda, pretencë 33 vjet burgim për të tretët e trafikut të armëve

Tiranë, 24 prill NOA - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot pasdite, shpalljen fajtorë dhe dënimin me nga 11 vjet burg secili për tre të pandehurit e akuzuar për trafik të armëve.

Prokurori i çështjes duke prezantuar dosjen voluminoze të pretencës, i kërkoi gjykatës shpalljen fajtor të dy vëllezërve Flamur e Blerim Mehja, si dhe për të pandehurin Bajram Çelepia.

Arrestimi i tre të pandehurve u bë u mundur në sajë të operacionit të koduar "Parashuta".

Nga kontrolli i ushtruar atyre iu gjetën një Sasi e konsiderueshme arsenali i cili kishte për qëllim trafikimin e tyre.Â

e.l/NOA

KOMENTE