Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri në Paris: Po i rezistojmë krizës globale, investitoni në Shqipëri
English

Kryeministri në Paris: Po i rezistojmë krizës globale, investitoni në Shqipëri

Paris 24 prill NOA - Kryeministri Sali Berisha nisi sot vizitën e tij në Francë, me ftesë të Presidentit francez, Nikola Sarkozi.

Në hapje të vizitës, Kryeministri mori pjesë në Konferencën e organizuar në Paris, nga MEDEF, Shoqata Franceze e Biznesit dhe nga Presidenti i Këshillit të Drejtuesve të Kompanive Franceze, Charles Paradis.

"Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësuesit të biznesit francez, të korporatave të mëdha, të grupeve bankare, grupeve të menaxhimit etj, të cilët me pjesëmarrjen e tyre të gjerë kishin treguar një interes madh për vizitën e Kryeministrit Berisha në Paris" bëri të ditur zëdhënësja e kryeministrit Berisha. Â

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha falënderoi të gjithë përfaqësuesit e kompanive të pranishme në këtë takim.

"Ky takim, bëhet në një periudhë mjaft të rëndësishme për zhvillimin jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë rajonit, veçanërisht në proceset e integrimit euroatlantik të këtyre vendeve, të cilat kanë bërë një progres të jashtëzakonshëm në projektet e tyre për zhvillimin dhe forcimin e demokracive" u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë.

Ndërkohë që gjatë fjalimit të tij Berisha shprehu bindjen se ekonomia shqiptare do t'u rezistojë pasojave të krizës globale, duke njohur rritje edhe për vitin 2009.

"Të gjithë investitorët që kanë nisur projektet e tyre në Shqipëri, nuk kanë njohur lëkundje, ndalje, e aq më pak tërheqje nga projektet e tyre madhore, me gjithë krizën ekonomike globale. Vetëm në muajin dhjetor janë nënshkruar kontrata koncensionare në fushë energjetikës prej 3.5 miliardë dollarë" shtoi më tej Berisha.

Kryeministri përmendi potencialet në fushën energjetike të vendit, duke evidentuar kontratat e shumta të firmosura tashmë në këtë fushë, projektet për 4 parqe të mëdha industriale, në Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Koplik, që do të ofrojnë edhe një mundësi shumë të mirë punësimi.Â

Ai ftoi investitorët e huaj të vijnë të investojnë në Shqipëri, duke i siguruar ata se investimi i tyre do të jetë një histori suksesi.

"Ekonomia shqiptare, është ekonomi e re, dinamike dhe shumë entuziaste. Qeveria është e vendosur të vazhdojë të mbështesë fuqishëm biznesin e huaj dhe atë vendas" shtoi me tej kryeministri i vendit Sali Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE