Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngrihet flamuri shqiptar në Komandën e Bashkuar të NATO-s në Napoli
English

Ngrihet flamuri shqiptar në Komandën e Bashkuar të NATO-s në Napoli

Napoli, 24 prill NOA - Në Komandën e Bashkuar të NATO-s në Napoli të Italisë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit të Shqipërisë dhe Kroacisë.

Në këtë eveniment të rëndësishëm ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (FA), gjeneral brigade Maksim Malaj.

Në përshëndetjen e tij në këtë ceremoni, Oketa tha se ngritja e flamurit të çdo vendi është një moment krenarie për këdo.

Ai theksoi se ndjehet i nderuar sot që përfaqëson Qeverinë e Shqipërisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA të Shqipërisë në këtë ceremoni kaq domethënëse.

Ngritja e flamurit shqiptar përkrah 27 flamujve të tjerë të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe të flamurit të NATO-s, është një ngjarje e një rëndësie dhe krenarie të madhe për Shqipërinë.

"Shqipëria tani është pjesë e denjë e Aleancës më prestigjioze të botës, pjesë e Aleancës së lirisë dhe vlerave demokratike e sigurisht pjesë e detyrimeve të NATO-s", - u shpreh z. Oketa.

Dita e pranimit në Aleancë, ka vijuar më tej ai, është dita e mirënjohjes së madhe ndaj të gjithë komunitetit të vendeve demokratike dhe Forcave të tyre të Armatosura, mbështetjes, inkurajimit dhe ndihmës që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt kësaj ëndrre të madhe.

Në këtë ditë mirënjohja jonë i shkon Shtabit të NATO-s në Bruksel, komandave strategjike, operacionale e taktike të saj, për mbështetjen e dhënë në realizimin e objektivave.

Kjo ditë, ka nënvizuar Ministri Shqiptar i Mbrojtjes, i jep Shqipërisë edhe më shumë përgjegjësi për t'ju përgjigjur kërkesave të Aleancës në mbështetje të paqes, lirisë dhe sigurisë ndërkombëtare.

Më pas, Ministri Oketa, ka falënderuar kolegun e tij kroat, ministrin e Mbrojtjes z.. Branko Vukeliç dhe qeverinë kroate për bashkëpunimin e shkëlqyer. Po kështu ai ka shprehur falenderime për qeverinë italiane për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën drejt NATO-s.

Një falënderim të veçantë ka bërë me këtë rast Ministri Oketa edhe për komandantin e Komandës së Bashkuar në Napoli Admiralin Fitzgerald për ndihmën dhe mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Forcave të Armatosura të Shqipërisë në procesin e integrimit të tyre në strukturat e kësaj Aleance.

Ky eveniment i rëndësishëm organizohet pak ditë pasi Shqipëria dhe Kroacia u pranuan anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Mbrojtjes i Kroacisë z. Branko Vukeliç, Zëvendëssekretari i Shtetit për Mbrojtjen i Italisë Giuseppe Cossiga, përfaqësues të trupit diplomatik, ushtarakë të lartë, etj.

Ed.g/NOA

KOMENTE