Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, peticion Entit të Energjisë mbi rritjen e re të çmimit
English

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, peticion Entit të Energjisë mbi rritjen e re të çmimit

Tiranë, 24 prill, NOA - Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit ka filluar një fushatë reagimi konsumator me sloganin "Stop rritjes së energjisë elektrike, stop fakturave fiktive dhe kontratave të njëanshme".

Ata janë përgatitur t'i bëjnë një opozitë të fuqishme Entit Rregullator të Energjisë mbi rritjen e re të çmimit të energjisë elektrike, ide kjo e cila u hodh pak ditë më parë nga përfaqësues të Bankës Botërore në vendin tonë.

"Zotërinj drejtues të ERE, ZMK në emër të konsumatorëve shqiptarë ju kërkon të deklaroheni hapur kundër rritjes së çmimit të energjisë jo thjesht tani, por edhe gjatë vitit në vazhdim. Të distancoheni hapur nga zyrtarët e Bankës Botërore që bëjnë fakt të kryer rritjen e çmimit të energjisë i cili është një akt ekskluziv i ERE-së, i cili është zgjedhur nga institucionet e shtetërore", thuhet në këtë peticion publik të ZMK-së.

Ndërkaq, drejtuesit e këtij organizmi kërkojnë një seancë dëgjimore me OSSH dhe përfaqësuesit e konsumatorëve mbi vjedhjet që po i bëjnë punonjësit e OSSH-së konsumatorëve shqiptarëve

"Të rishihni nga e para modelin e kontratës së OSSH me konsumatorët familjarë pasi ajo duhet riformuluar në bazë të Kodit Civil, Ligjit të ri për Mbrojtjen e Konsumatorëve edhe si pasojë e faktit që tani OSSH është privatizuar dhe i përket një kompanie private", thuhet më tej.

n.e/NOAÂ

KOMENTE