Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarmi, mbërrin gripi i derrave , 70 të vdekurit e parë në Meksikë
English

Alarmi, mbërrin "gripi i derrave", 70 të vdekurit e parë në Meksikë

Meksiko, 25 prill, NOA - Deri dje ishim mësuar të dëgjonim se kishte një grip vdekjeprurës së shpendëve, H5N1, por një i tillë ekzistoka edhe për derrat, i cili godet në mënyrë fatale jetën e njeriut.

Sipas të dhënave, mëse 68 vetë kanë vdekur në Meksikë nga ky virus i rrallë i gripit të derrave. Thuhet se virusi mund të dallohej qartë në 20 raste.

Autoritetet pohojnë ndërkaq se më shumë se 1.000 vetë janë prekur nga sëmundja. Qeveria meksikane u mblodh në një takim krize për këtë qëllim.

Por edhe në shtetet fqinjë të saj, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Teksas dhe në Kaliforni janë infektuar tetë vetë, bënë të ditur autoritetet.

Nga ana e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin se mund të shkaktohet ndonjë pandemi dhe krijoi shtabin e krizës.

Sipas të dhënave të zëdhënësit, kemi të bëjmë me një virus që shfaq tipare të derrit, zogjve, por edhe të njerëzve. "Duket se kemi të bëjmë me një virus të ri, i cili infekton edhe njerëzit, " tha zëdhënësi i OBSH-së, Thomas Abraham.

n.e/NOA

Â

KOMENTE