Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biznesi në alarm: Jemi në krizë, qeveria të ndërmarrë stimuj fiskal
English

Biznesi në alarm: Jemi në krizë, qeveria të ndërmarrë stimuj fiskal

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë 25-prill NOA - Komuniteti i biznesit ka ngritur sot shqetësimin se ulja e dërgesave të emigrantëve së bashku me vështirësimin e kredidhënies ka sjellë rënie të konsumit.

Situatë ka nisur të japë shenjat e para të shkurtimit të vendeve të punës

"Ne nuk mund të jemi më të qetë kur shohim se bankat janë gjithnjë e më dorështrënguara në kreditimin e biznesit, kur tregut ka filluar ti mungojë likuiditeti, apo kur remitancat që janë burim konsumi dhe investimi kryesisht për biznesin e vogël, po bien" u shpreh sot gjatë një konference për shtyp kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Gjok Uldedaj.

Sipas tij sektorët më të prekur nga kriza janë ndërtimi dhe eksportet. Në këto kushte komuniteti i biznesit ka hartuar një paketë me propozime konkrete, për të zbutur efektet e krizës. Ata kërkojnë stimuj fiskale. Heqjen e TVSH-së për importin e makinerive prodhuese dhe atyre të mekanikës bujqësore, të paguhet TVSH vetëm në rastin e rieksportimit të këtyre makinerive dhe të ulet TVSH për importin e makinerive për përdorim në industrinë e ndërtimit dhe vlera e kësaj TVSH-je të paguhet me këste të zgjatura.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i bën thirrje qeverisë që të institucionalizojë një tryezë të përbashkët qeveri-biznes për ti paraprirë efekteve negative të krizës dhe për të diskutuar rrugë konkrete në marrjen e masave të duhura për këtë situatë.

r.l/k.k/NOA

KOMENTE