English

Çudia, polici në vend që ta ruante nga grabitësit, e vodhi vetë bankën

Berlin, 25 prill, NOA - Në vend që ta ruante bankën nga vjedhjet e grabitësve, e ka vjedhur vetë atë.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur në qytezën gjermane Angelbachtal, rreth 50 kilometra në veriperëndim të Karlsruhes, ka njoftuar policia.

Sipas të dhënave të saj, një polic 50-vjeçar ka vjedhur bankën e kësaj qyteze duke u futur brenda saj me pistoletën e shërbimit dhe duke kërcënuar arkëtarët.

Ai ka kërkuar para të thata prej tyre dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me disa mijëra euro. Por polici është kapur shumë pak kohë pas grabitjes së bankës dhe e ka pranuar krimin. Tani është në paraburgim derisa policia po hulumton nëse ai është i përzier në veprime tjera të paligjshme.

n.e/NOA

KOMENTE