English

Kryeministri në Kashar: Qeveria do vazhdojë rritjen e pagave e pensioneve

Tiranë, 25 prill, NOA - Qeveria do të vazhdojë rrijen e pagave dhe të pensioneve, si dhe të investimeve për më shumë rrugë të reja dhe për zgjerimin e rrjetit social të shërbimeve.

Një premtim të tillë, kryeministri Sali Berisha e bëri sot para banorëve të Kasharit gjatë ceremonisë së inaugurim të shkollës së re Kashar-Qendër, i cili është një investim prej 1 milion euro, për një prej shkollave model në këtë zonë me kushte optimale për të gjithë nxënësit. Në fjalën e tij përpara banorëve të Kasharit, Berisha tha se kjo mazhoracë është e vendosur për ta kthyer këtë komunë në bashki, pasi këtu jetën një komuniteti madh, zona ka një infrastrukturë të gjerë.

Në këtë zonë, ekzistojne dy shkolla të mesme si dhe janë mbi 2000 biznese, disa prej të cilave të mëdha, prandaj sipas kryeministrit, po shqyrtohet mundësia e cilësimit të saj si një bashki.

n.e/NOA

KOMENTE