English

Sherri për parking makinash, masakrohet me leve në qendër të Tiranës

Tiranë 25 prill NOA - Një sherr për parkingun e makinave për pak i ka kushtuar jetën një personi i cili u masakrua me leve mesditën e sotme në qendër të kryeqytetit.

Dy persona të identifikuar nga policia që për arsye hetimi nuk bëhen të ditur, kanë qëlluar me levë qytetarin Xhemal Domi.

Ngjarja ndodhi pranë pallatit ku banon Domi, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, kur ai ka debatuar me dy persona.

Pas fjalëve të ndërsjella dy autorët kanë goditur disa herë me levë Domin duke e lënë të plagosur në mes të rrugës.

Forcat e policisë të sinjalizuara për ngjarjen mbërritën menjëherë për të zbuluar autorët dhe motivin e plagosjes, ndërsa transportuan të dëmtuarin në spital.

Mësohet se pas ndërhyrjes mjekësore i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia e kryeqytetit bëri të ditur se nga hetimet e para se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes tyre për parkingun e makinave.

Policia po punon për kapjen e autorëve të cilët u larguan menjëherë pas ngjarjes.

k.k/NOA

KOMENTE