Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të verbrit: Qeveria të plotësojë kërkesat tonë, në të kundërt do të futemi në grevë urie
English

Të verbrit: Qeveria të plotësojë kërkesat tonë, në të kundërt do të futemi në grevë urie

Tiranë 25 prill NOA - Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë kërcënon me protestë masive nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre.

Kryetari i shoqatës së të verbërve, Sinan Tafaj ka deklaruar sot se do të fillojnë protesta masive nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre deri më datë 30 prill.

Sipas tij janë 500 të verbër të cilët kërcënojnë me grevë urie.

Kreu u Shoqatës së të verbërve deklaroi se "i kemi bërë të ditur qeverisë me shkrim se pas datës 30 prill nëse ajo nuk do të ketë një përgjigje zgjedhëse për 5 kërkesat tona përshkallëzimi do të vazhdojë me mos bindje civile, si dhe ka një listë të gjatë të vullnetarëve të verbët që duan të futen në grevë urie për të bërë një sakrificë sublime në mbrojte të interesave të tyre". "Nuk është zbatuar ligji nga ana e ministrave të punës Barka e Duro për të cilët po përgatitet edhe një kallëzim penal. Nuk kanë përmbushur siç duhet ligjin dhe kanë shkelur të drejtat tona."- deklaroi Tafaj.

k.k/NOA
KOMENTE